Skip to content

SPAK ”trondit” vendin, heton ish-drejtorin e Top channel për skemë pastrimi parash

Në lupen e prokurorisë së posaçme është vënë edhe bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm të medias me krimin si dhe pastrimi i parave përmes krijimit të kanaleve televizive. Nga hetimet e SPAK rezulton s e ka dyshime që Besnik Myftari, një ish drejtues në media ka bashkëpunuar me krimin për pastrimin e parave përmes ngritjes së një platmorme televizive me emrin ABEG TV. Rezultojnë të punësuar edhe 10 gazetarë.

READ MORE  “I kishte vendosur kamera në banjë gruas...”/ Shkënda Lili TRONDIT me rastin e 50-vjeçarit: Këmbëngulte të shikoja videon...

Sipas burimeve, në komunikimet e zhvilluara me anëtarë të grupit kriminal, Besnik Myftari i ka informuar ata se kishte siguruar licencën për median, ndërsa dy konkurrentë të tjerë ishin skualifikuar nga gara.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e personave të përfshirë, si dhe burimin e fondeve të përdorura për ngritjen dhe funksionimin e medias.

Mësohet se për radion, Myftari i ka kërkuar grupit kriminal 90 mijë euro.

READ MORE  Protestuesit marshojnë në Tiranë, shoferët e automjeteve solidarizohen me qytetarët, fikin makinat dhe duartrokasin

Published inNews