Skip to content

Shqipëria në fokus të BE-së/ Duke nisur nga 1 korriku, ndodh ndryshimi i …

Duke nisur nga data 1 korrik, Irlanda do të marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian, një periudhë që pritet të jetë e rëndësishme për axhendën e zgjerimit të Unionit dhe për proceset integruese të vendeve kandidate.

Në këtë kuadër, ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne TD, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.

Gjatë bisedës, palët diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe hapat që priten të ndërmerren në vijim, veçanërisht gjatë presidencës irlandeze të BE-së. Ministri Byrne theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave të brendshme nga Shqipëria, si një element kyç për avancimin në rrugën drejt anëtarësimit.

READ MORE  Miratohet VENDIMI për kompensim, ja kush përfiton

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në procesin e saj të pranimit në BE, duke hapur të gjashtë grupet negociuese brenda një viti dhe duke përmbushur standardet e përkohshme të Sundimit të Ligjit të përcaktuara për Kapitullin 23 mbi Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, si dhe Kapitullin 24 mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë,” u shpreh Byrne, duke shtuar më tej se këto zhvillime përbëjnë momente të rëndësishme në procesin e integrimit, duke krijuar bazën për një progres të mëtejshëm gjatë periudhës së presidencës irlandeze të BE-së.

Ministri kujtoi gjithashtu angazhimet e tij të mëparshme me autoritetet shqiptare, përfshirë vizitën në Tiranë dhe takimet e zhvilluara në Dublin me përfaqësues të qeverisë shqiptare, duke vlerësuar përpjekjet e vendit për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të Unionit.

READ MORE  Sa ka ndryshuar ish-ministri Ylli Pango, njeriu që u largua nga politika pas skandalit

“Gjatë Presidencës Irlandeze të BE-së, zgjerimi do të jetë një përparësi kyçe. Ne synojmë të avancojmë të gjitha vendet kandidate, në përputhje me reformat e nevojshme. Prioritet do të kenë fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, si themele të procesit të zgjerimit,” deklaroi Byrne.

Ai u shpreh optimist se gjashtë muajt e ardhshëm do të shërbejnë si një periudhë e rëndësishme bashkëpunimi mes Irlandës dhe Shqipërisë, me synimin për të shënuar përparim konkret në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Published inNews