Skip to content

“S’i dolën hesapet siç i priste, foshnjën unë s’e dëmtoj”, pas deklaratës së Katerinës, Arnoldi i përgjigjet: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi

Katerina dhe Arnoldi ishin çifti që u njohën dhe u bënë bashkë në emisionin “Përputhen”.

Lidhja e tyre eci me hapa të shpejtë dhe, pak muaj si çift, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Një lajm i gëzuar ky që të dy ata e ndanë në emision, duke treguar se ishin të lumtur dhe se çdo gjë po shkonte mirë.

Por në një intervistë dhënë së fundmi në emision, Katerina tha se kishte gënjyer kur kishte thënë se Arnoldi i është përgjigjur asaj dhe fëmijës, apo se motra e tij e kishte ndihmuar.

Ajo tha se ka qenë e detyruar prej tij që të bëjë këtë deklaratë, duke shtuar se prej tre muajsh nuk kanë asnjë komunikim dhe se ai nuk është interesuar.

Pas kësaj, vjen përgjigjja e Arnoldit, i cili në rrjetet e tij sociale deklaron se ka dyshime se fëmija nuk është i tij.

READ MORE  Pas lajmeve për ndarje, çifti Mateo dhe Brikena bëjnë lëvizjen e papritur (FOTO)

Për këtë arsye ai thotë se i ka kërkuar Katerinës që të bëjnë testin e ADN-së, por se kjo e fundit nuk ka pranuar.

Menjëherë më pas është përgjigjur Katerina, e cila ka deklaruar se Arnoldi kurrë nuk e ka kërkuar këtë, por edhe nëse do ta kërkonte, nuk do të merrte përsipër asnjë procedurë që mund të dëmtonte foshnjën e saj dhe se provat do t’i japë më vonë.

Ajo pohon se fëmija është i tiji dhe se reagimet e Arnoldit janë për të ‘mbuluar’ mungesën dhe mosinteresimin si për të, ashtu edhe për foshnjën.

“Vendosa të shpreh edhe unë të vërtetën time, përderisa arritëm në këtë pikë me ish-lidhjen time. Si gjithmonë, po tregon sa i zhytur është në gënjeshtër dhe në urrejtjen që ushqen për mua, sepse nuk i dolën hesapet ashtu siç i priste dhe vazhdon të hedhë baltë mbi personin tim dhe familjen time.

READ MORE  “Sherr i madh me badigardët e Ferma VIP”/ Ermali bën reagimin e fortë: “TURP! E konfirmoj, produksioni më largoi”

Fëmija është 100% i tiji, e njeh shumë mirë. Ai e ka deklaruar edhe vetë, shikoni intervistat. Dhe sa për dy lidhjet e mia të njëkohshme, siç thotë pa pikë turpi, ju bëj të ditur (edhe pse është shumë personale) se s’kam pasur kurrë në të njëjtën kohë tjetër lidhje.

Sapo krijova marrëdhënie me të, i kam qenë besnike të gjithë këto kohë dhe këtë mund ta vërtetojnë edhe njerëzit që na shikonin ditë për ditë bashkë.

Nëse ka fakte, t’i paraqesë me emra etj.

Po s’ka!

Sa për ADN-në, nuk më është kërkuar, por as nuk do ta vija foshnjën time në rrezik që t’i vërtetoja egoizmin e sëmurë këtij personi. Por, me kismet të Zotit, do t’jua jap edhe me fakte!”, shkruan Katerina në përgjigje të deklaratës së Arnoldit.

Published inShowbiz