Skip to content

E FUNDIT: Dua Lipa është në pritje të ëmbël? (Foto)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një lajmi që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi nga një postim viral në platformën X, ku pretendohej se artistja shqiptare është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin Callum Turner.

Postimi shoqërohej me një imazh të një ekografie dhe me pretendimin se Dua kishte deklaruar: “Tani po ha për dy”.

READ MORE  Del bllof Ferma VIP? Gabimi i Arbanes detyron produksionin të ndryshojë ... (Video)

Brenda pak orësh, publikimi mblodhi miliona shikime dhe u shpërnda gjerësisht nga përdorues të ndryshëm, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime mes fansave të çiftit.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar nga Dua Lipa apo Callum Turner lidhur me një shtatzëni të mundshme. As artistja dhe as partneri i saj nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike që mbështet këto pretendime.

READ MORE  “Të gjithë gabojnë…” Ola reagon ashpër pas eliminimit dhe mesazheve të ashpra në rrjet (FOTO)

Për pasojë, lajmi mbetet në kuadrin e spekulimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin një reagim eventual nga vetë çifti.

Published inShowbiz