Skip to content

VALË REVOLTE KUDO / Tmerrohet politika! Shqiptarët ngrihen njëkohësisht në Tiranë dhe Genova: Ja çfarë po ndodh në këto momente!

Vala e revoltave qytetare kundër qeverisë shqiptare ka kaluar kufijtë, duke u shtrirë edhe në shtetin fqinj.

Këtë të diel, paralelisht me protestën e 22-të masive që po zhvillohet në Tiranë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Genova të Italisë janë organizuar në një tubim për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë mbushur një prej shesheve kryesore të qytetit italian, ku kanë improvizuar edhe një podium prej nga ku u mbajtën fjalime të ndryshme.

READ MORE  “Pash Zotin mos më gjuni…”, del FOTO e lezhjanit

Me thirrje të qarta drejtuar kreut të qeverisë në Tiranë për të dhënë dorëheqjen, pjesëmarrësit në protestë theksuan se ka ardhur koha që shoqëria të reagojë.

Ata u shprehën njëzëri se shqiptarët nuk duhet të heshtin më përballë të drejtave të tyre të mohuara.

Published inNews