Skip to content

“Të gjithë gabojnë…” Ola reagon ashpër pas eliminimit dhe mesazheve të ashpra në rrjet (FOTO)

Pas eliminimit nga Ferma VIP, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë edhe në rrjetet sociale.

Menjëherë pasi mori telefonin në dorë dhe pa reagimet e shumta pas incidentit me Arbana Osmani, Ola ka zgjedhur të ndajë disa mesazhe mbështetëse në Instastory.Njëri prej postimeve të rishpërndara nga ajo shkruante:
“Të gjithë gabojmë. Disa gabime ndodhin në heshtje, disa para gjithë publikut. Por një moment i vështirë nuk duhet të fshijë gjithë atë që je si njeri.”

Në një tjetër mesazh mbështetës për të, thuhej:
“Sot ndoshta të hoqën nga gara… por për ne je fituese.”

Këto postime janë interpretuar nga ndjekësit si një reflektim dhe një përpjekje e Olës për të treguar anën e saj njerëzore pas gjithë stuhisë mediatike të ditëve të fundit.

Reagimi i saj ka sjellë menjëherë komente të shumta në rrjet, ku disa e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë vazhdojnë ta kritikojnë për sjelljen në Prime.

Published inShowbiz