Skip to content

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici regjisori Petri Bozo

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte.

Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar për mediat, se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h”, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.

Published inNews

Comments are closed.