Skip to content

”Ejani më merrni, i mora jetën gruas”/ Burri arrestohet tek varri i djalit të tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre familjare.

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, Hako Vitanov, ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112 menjëherë pas krimit, duke deklaruar: “Ejani, kam vrarë gruan time”.

Pas telefonatës, ai është larguar nga vendngjarja dhe për disa orë ka arritur t’u shpëtojë forcave të policisë. Karabinierët mbërritën në apartamentin e çiftit, të vendosur në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenzës, ku gjetën trupin e pajetë të 56-vjeçares, Milena Vitanova. Ajo ndodhej e shtrirë në sallon, pranë divanit, në një pellg gjaku, ndërsa pranë trupit u gjet edhe një thikë që dyshohet të jetë përdorur në krim.

READ MORE  Deklaratat e Koçekut ndaj grupit të Bajrave, kryepolici Hita bën reagimin e fortë

Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte shenja mbrojtjeje në duar, çka sugjeron se ka tentuar t’i shpëtojë sulmit.

Pas rreth dy orësh kërkimesh, autoritetet italiane e lokalizuan të dyshuarin në zonën e varrezave monumentale të Piacenzës, pranë varrit të djalit të tij të ndjerë. Sipas raportimeve, ai kishte tentuar të vetëlëndohej duke prerë damarët, por u neutralizua në kohë nga policia dhe u dërgua në komisariat.

READ MORE  Tragjedia e rëndë në Lezhë: Kush janë dy vajzat 9 dhe 11 vjeçe që u mbytën në Lezhë? (EMRAT)
Published inNews