Prime-i i mbrëmshëm i Ferma VIP është shoqëruar me polemika të shumta pas mënyrës së pazakontë që u përdor për përzgjedhjen e kandidatëve për finalistin e radhës.
Produksioni kishte vendosur që përzgjedhja të bëhej përmes një prove simbolike me kafshë, ku dy fermerët e zgjedhur do të shkonin në një televotim kokë më kokë për vendin në finale.
Sipas asaj që u transmetua gjatë spektaklit, delja u afrua fillimisht pranë Bujakës dhe më pas te Visi. Megjithatë, gjatë komunikimit live, Arbana Osmani deklaroi se të përzgjedhurit ishin Visi dhe Iliri, gjë që shkaktoi menjëherë konfuzion mes banorëve.
Pas këtij momenti, disa prej fermerëve nisën të kundërshtonin vendimin, duke argumentuar se kafsha ishte afruar jo vetëm te Visi, por edhe te Bujaka dhe madje në një moment pranë Sonit.
Diskutimet vijuan për disa minuta, ndërsa produksioni vendosi të rishikonte pamjet e momentit për të sqaruar situatën. Pas verifikimit të videos, u vendos që në televotim të shkonin tre banorë: Bujaka, Visi dhe Iliri.
Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës të formatit kanë komentuar konfuzionin e krijuar gjatë spektaklit dhe ndryshimin e vendimit në kohë reale.
Ndërkohë, televotimi tashmë është hapur dhe publiku do të vendosë se cili prej fermerëve do të sigurojë vendin në finalen e madhe.
@_endrit.kuci #andreaaaaaaaa80 #qorribibes #fermavip3 ♬ audio originale – Andreaaaaaaaa80

Comments are closed.