Skip to content

“S’merremi me përruan psikik të çdo pushtetari!” / Dritan Goxhaj për Ora News pas shoqërimit në polici: Protesta do të vijojë të jetë paqësore dhe masive

Dritan Goxhaj, i ndaluar së fundmi nga forcat e policisë pas protestave masive para parlamentit është lënë i lirë, duke zbuluar prapaskenat e një përplasjeje të ashpër mes qytetarëve dhe pushtetit.

Në një prononcim për “Ora News” menjëherë pas lirimit, protestuesi bëri të ditur se ndaj tij nuk rëndonte asnjë akuzë zyrtare, dhe se shoqërimi u bë thjesht nën dyshimin e kundërshtimit të forcave të rendit.

READ MORE  Cfare po paralajmeron Rama? Postimi i tij i fundit TRAZON rrjetin

” Nuk kishte akuzë ndaj askujt. Ishte thjesht shoqërim nga ana e policisë, për dyshime për kundërshtim të forcave të policisë.

Ne tashi s’merremi me prroin psiqik të çdo parlamentari ose të çdo pushtetari burrë. Shumë e thjeshtë. Ka institucione ky shtet. Pse vjen te unë? Pra ti më pyet mua për diçka që njërit i ka rrëshkitur prroi edhe vjen më pyet.

READ MORE  Ndodh në Fier/ Marr dhënie në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit

Shko pyet institucionet e shtetit vëlla. A je gazetar? Ka institucione shteti për këtë punë.

Pyesni institucionet e shtetit për këtë punë. Siç ka vijuar këto 30 ditë. Paqësore siç ka qenë këto ditë. Dhe masive. Vetëm në këtë mënyrë”, u shpreh Goxhaj.

Published inNews