Skip to content

Aksidenti në Tiranë-Durrës, 1 minutë heshtje në protestën para Kryeministrisë! Aktivistja: Nëse Policia s’do ishte

Gjatë protestës së organizuar sot para Kryeministrisë, të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje, për të nderuar viktimën e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku u plagosën edhe 12 persona të tjerë.

Ishte aktivistja Luçiana Kokaj që i kërkoi të pranishmëve të mbanin 1 minutë heshtje, teksa theksoi se nëse Policia nuk do të ishte e angazhuar duke u marrë me protestuesit, ndoshta aksidenti tragjik nuk do të kishte ndodhur. Po ashtu Kokaj tha se ditën e sotme, efektivët e Policisë bënë rolin e rojeve private të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll.

READ MORE  “Enea donte të bëhej mekanik si i ati”

“Sot ndërkohë që Policia e Shtetit ishte shumë e zënë duke tërhequr zvarrë protestuesit para Parlamentit dhe një pjesë tjetër e Policisë ishte stacionuar në Rrjoll ku po bënte rojën private të Bashkim Ulajt për të vjedhur pronën tonë, kemi pasur një fatkeqësi shumë të madhe në vendin tonë. Një fatkeqësi që edhe mund të ishte evituar nëse Policia do të ishte duke bërë punën e vetë. Kanë humbur jetën 4 qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndaj në shenjë respekti, do ju kërkoja që të mbanim 1 minutë heshtje. Tani ne vazhdojmë me kërkesat tona që janë:

READ MORE  LAJM I FUNDIT/ Aksident i frikshëm në vend, raportohet për viktima (EMRI/Video)

Dorëheqja e Ramës, e qeverisë dhe e kësaj klase politike. Një thirrje do të kisha për gjithë deputetët e opozitës, që thonë se mbështesin protestën. ‘Ku ishit sot kur u shoqëruan protestuesit? Pse nuk e ngritën zërin në Parlament, por ikët ashtu si ikni gjithmonë?’. Sot Policia u bë palë me krimin, duke na tërhequr zvarrë ne”, tha mes të tjerash Kokaj.

Published inNews