Skip to content

“Jam agjente suedeze”, aktivistja proteston: Kam dalë për natyrën dhe pensionin 100 euro të babait tim

Me një pankartë ku lexohej “Jam agjente suedeze”, një qytetare zgjodhi një formë të pazakontë proteste. Ajo u shpreh se pjesëmarrja e saj në tubim lidhej si me mbrojtjen e natyrës, ashtu edhe me pensionin e ulët të babait.

Ajo deklaroi se nuk kishte dalë për një arsye të vetme, por për disa shqetësime njëherësh, duke përmendur pensionet e ulëta, pagat, si edhe “paketën e maleve”. Sipas saj, në Suedi natyra mbrohet shumë.

READ MORE  E papritur, ish-kandidati për deputet i socialistëve i bashkohet fuqishem protestes

Qytetarja tha se po proteston për pensionin e të atit, i cili është 100 euro, ndërsa shtoi se këtu nuk ka program social.

Ajo tregoi gjithashtu se ka jetuar 11 vite në Suedi dhe se ka punuar për Kryqin e Kuq, ndër ekselentet.

Sipas saj, të jesh politikan do të thotë të jesh shërbëtor i popullit dhe të japësh përgjigje për shtresat vulnerabël.

Published inNews