Skip to content

Vinçi këputet dhe zë poshtë 26-vjeçarin, djali i vetëm i familjes dhe shtylla kryesore e shtëpisë vdes në vendin e punës (emri-foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit ku një 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Sipas policisë vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, gjatë procesit të betonimit kur i riu i identifikuar si Valmir Morina është goditur nga një pjesë e vinçit, çka i ka shkaktuar tij plagë të mëdha nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme.

READ MORE  Pak kohe pasi e la gruaja, avokati Saimir Vishaj merr një vendim

“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ njoftoi sot Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ndërsa mësohet se Valmiri ishte djali i vetëm i familjes, madje shtylla kryesore e shtëpisë që pas ditës që humbi babanë.

READ MORE  ‘Vriteni frikën!’ Protestuesi thirrje atyre që s’janë të pranishëm: Bashkohuni me ne!

Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka lënë pas një plagë të pashërueshme për nënën e tij e cila mbeti e vetme në këtë jetë si dhe për gjithë komunitetin e Drenocit të Malishevës, nga e cila kishte prejardhjen.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Morina për humbjen tragjike të djalit të tyre.

Published inNews