Skip to content

“Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Aktivistët paralajmërojnë: Kemi ca zëra brenda PS-së…

Të ftuar në programin e drekës, aktivistët Bledar Meti dhe Nador Bakalli kanë analizuar reagimet brenda Partisë Socialiste për protestat masive antiqeveritare. Meti tha se Rama është i ndërgjegjshëm që ka marrë fund dhe po ecën për inerci.

“Edi Rama është i ndërgjegjshëm se ka marrë fund dhe po ecën për inerci. Përgëzoj Spiropalin dhe Marjana Koçekun që kanë reflektuar. Të gjithë duhet të reflektojnë dhe duhet të ecet paralelisht me zemërimin kombëtar.

Jemi ende në tranzicion sepse nuk kemi adoptuar ende sistemin demokratik. Na duht një Sqipëri më e hapur, më e begatë. Ajo që duhet të ndodhë është kushtrimi për të orientuar saktë kërkesat.

READ MORE  SKANDAL USHQIMOR? Hepatiti A gjendet në frutat e ngrira që vinin nga Serbia

Kërkesat duhet të jenë politike, rrëzim i qeverisë dhe qeveri tranzitore apolitike, e drejtuar nga persona jopartiakë. Të hapim një portal online, të gjithë të aplikojnë te portali dhe do të bëhet zgjedhja me juri.

Kjo qeveri të ndryshoje Kodin Elektoral.

Duhen lista të hapura, që të prodhohen deputetë me principe.

Duhet të kemi ndryshime, numërimi të jetë elektronik për shpejtësi dhe për të shmangur deformimet”, tha Meti.

READ MORE  E FORTE/ Zbulohen me emër dhe mbiemër, 3 organizatorët e protestës që Rama po i kërkonte që prej ditës së parë

Ndërsa Bakalli tha se që qeveria të bjerë kundër saj duhet të dalin edhe 16 deputetë të tjerë përveç Koçekut dhe Spiropalit.

“Kemi ca zëra brenda PS-së, por përveç Koçekut dy të tjerët kanë kohë që flasin. Bushati është shkëputur nga kjo Parti Socialiste, ndërsa Spiropali së fundmi. Na duhen dhe 16 të tjerë deputetë të PS-së që ajo qeveri të bjerë. Kini respekt për veten tuaj dhe shkëputuni nga ai gjiriz”, tha Bakalli.

Published inNews