Skip to content

Mimoza Ahmeti i bashkohet protestuesve në Tiranë, dalin pamjet virale, ish-mikesha e Edi Ramës sot do …

Fituesja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, është shfaqur së fundmi në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit dhe për çështje të tjera të ngritura nga qytetarët.

Pamjet janë bërë publike nga vajza e saj, Luka Ahmeti, e cila ka ndarë në Instagram një video ku poetja dhe shkrimtarja shihet mes protestuesve. Krahas videos, ajo ka shkruar: “Disa ditë më parë duke mbështetur njerëzit tanë, shtëpinë tonë dhe natyrën tonë të bukur”.

READ MORE  Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (Video)

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendje, jo vetëm për praninë e Mimozës në protestë, por edhe për faktin se videoja është rishpërndarë më pas nga vetë ajo në profilin e saj, duke konfirmuar mbështetjen për kauzën e protestuesve.

Prania e Mimoza Ahmetit në tubime po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, pasi vjen vetëm pak ditë pas fitores së saj në “Ferma VIP”, ku u kthye në një nga personazhet më të diskutuar të sezonit.

READ MORE  “Ja çfarë më shkruante Edi”/ Kryemadhi ‘plas bombën’: Çfarë fshihet në telefonin e saj për zgjedhjet e vitit 2014 që mund të trondisë qeverinë?

Ky konsiderohet gjithashtu një nga reagimet e para publike të saj pas përfundimit të reality show-t, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re se poetja ka zgjedhur të pozicionohet publikisht në një nga debatet më të nxehta të momentit në vend.

Published inNewsShowbiz