Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në fshatin Qatrom, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është konstatuar në një përrua të thatë në zonë.
Nga këqyrja e parë nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Burime bëjnë me dije se 65-vjeçari dyshohet të ketë qenë endacak.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
