Skip to content

S’kanë kaluar as 3 ditë nga vdekja e 26-vjeçares, tjetër aksident i frikshëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kasin Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht, ku 3 mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Paraprakisht raportohet se për pasojë të përplasjes së fortë mes makinave, ka mbetur i lënduar një person. I lënduari është transportuar menjëherë për në spital, ku fatmirësisht thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, bëhet me dije se autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje. Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda pak ditësh në aksin Pogradec-Lin, e cila eshte khyer si nje ‘rruge e mallkuar’, pasi të dielën që lamë pas një aksident i dyfishtë përfundoi tragjikisht duke i marrë jetën në lule të rinisë shqiptares nga Maqedonia e Veriut Elmedina Lloga.S’kanë kaluar as 3 ditë nga vdkja e 26-vjeçares, tjetër aksident i frikshëm në ‘rrugen e mallkuar’ ne Shqiperi

Published inNews