Dashi
Edhe pse do mundoheni të jeni realistë dhe të arrini kompromise, gjatë kësaj dite asgjë nuk ka për të qenë e lehtë. Pa e kuptuar do merrni pushtetin mbi të tjerët dhe do kërkoni që ata të bëjnë si doni ju. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e trazuar dhe delikate. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do bëni edhe sakrifica vetëm që të mos mbeteni më vetëm. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe nga ana tjetër arritjet që keni pasur do nxitin besimin tek kolegët dhe shefat.
Përfitoni sa të mundni nga kjo pasi jo gjithmonë do jetë kështu. Gjendja e financave mund të përmirësohet disi nëse arrini ta përfundoni projektin e nisur në punë. Pranojeni ndihmën që do iu japin disa kolegë të vjetër.
Demi
Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Ju të dashuruarit do e rregulloni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët nuk do keni asnjë nevojë për të ndryshuar menjëherë statusin prandaj do i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë do filloni edhe ndonjë projekt të ri, por asgjë nuk do ju trembë, Ju i keni të gjitha aftësitë e nevojshme për t’ia dalë mbanë me sukses.
Sipas Dritare.net, nëse ju propozohet edhe një post mendojeni seriozisht për ta pranuar. Për të përmirësuar buxhetin është e rrezikshme të besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni.
Binjakët
Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni kurrë si të burgosur përkundrazi do ju duket sikur do fitoni edhe më shumë liri. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat më të forta. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni.
Asgjë nuk keni për të humbur edhe sikur të merrni refuzime. Në punë, falë iniciativave që do ndërmerrni, keni për të arritur çdo lloj objektivi. Nuk do ja lini asgjë rastësisë dhe nuk do ju dalin të papritura. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.
Gaforrja
Intuita juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite. Do keni besim të plotë tek vetja dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Dialogu do mbizotërojë gjithë kohën për ju që jeni në një lidhje. Do ia kaloni mirë me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni. Ditë emocionuese dhe drithëruese do jetë kjo e sotmja edhe për ju beqaret.
Një person interesant do bëjë gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Në fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Në punë do jetë sërish intuita që do ju çojë atje ku keni ëndërruar. Duke i dëgjuar edhe me më shumë kujdes eprorët nuk do bëni gabime. Kujdes vetëm nga kolegët ziliqarë. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje. Kujdes me çdo shpenzim.
