Skip to content

Kush e drejtoi protestën drejt Rinasit! Dalin detajet e para

I ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV, Gent Progni ka reaguar ndaj akuzave se ishte ai që drejtoi protestuesit drejt Rinasit.

Progni mohoi pretendimet, duke deklaruar se disponon prova video që tregojnë se ai ka ndërhyrë për të mos lejuar devijimin e protestës në atë drejtim.

“Kam prova video dhe jam përplasur fizikisht që protestuesit të mos shkonin drejt Rinasit. Deri te mbikalimi i Rinasit kam dalë me megafon dhe kam kërkuar që marshimi të vazhdonte në mënyrë të organizuar”, u shpreh ai.

Sipas Prognit, qëllimi i protestuesve ishte bllokimi i mbikalimit të Rinasit për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe për të treguar vendosmërinë e tyre, ndërsa theksoi se gjatë protestës ishin marrë masa për të lejuar kalimin e ambulancave në rast emergjence.

Ai foli edhe për përfshirjen e tij në protestë, duke treguar se vendosi t’i bashkohej qytetarëve pas ngjarjes së Zvernecit dhe se fillimisht ishte nisur drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, përpara se të bashkohej me protestuesit pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës./dritare.net

Published inNews