Skip to content

“Kudo që të fshihesh, një ditë do e paguash”/ Motra e Xhuana Nikollit mesazh Eraldo Fizit, publikon SMS-të e fundit: Mam, bab ai më …

Historia e rëndë dhune me dhimbje është rrëfyer nga familjarët e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares që humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, ndërsa rasti vijon të mbetet i mbuluar nga shumë pikëpyetje.

Motra e saj, Marjana Kalaj, në një rrëfim prekës ka përshkruar Xhuanën si një vajzë të qeshur, zemërgjerë dhe tepër të dashuruar pas ish-bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi, me të cilin kishte nisur lidhjen që në bankat e gjimnazit. Sipas saj, ajo dashuri nuk iu kthye kurrë në të njëjtën mënyrë dhe përfundoi në dhunë e tragjedi.

Xhuana dhe Eraldo u martuan më 9 qershor 2025, por martesa zgjati vetëm tre muaj. Familjarët tregojnë se pas martesës sjellja e Eraldos ndryshoi, ndërsa marrëdhënia mes tyre u përkeqësua deri në ndarje. Në muajin nëntor, 25-vjeçarja u largua nga banesa bashkëshortore në Lezhë dhe u transferua në Tiranë, ku fillimisht jetoi te motra e saj dhe më pas në një apartament me qira.Sipas familjes, mister mbeten ende orët e fundit të jetës së saj, si dhe mënyra se si ajo siguroi fotoksinën. Motra e viktimës ngre dyshime nëse substanca është blerë prej saj apo nëse mund të ketë pasur persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.“Ne nuk e dimë kush e bleu dhe si u sigurua fotoksina. Është e frikshme sa lehtë mund të blihet një substancë e tillë”, shprehet Marjana, duke kërkuar hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se shkaku i vdekjes ishte konsumimi i fotoksinës, ndërsa në trupin e të resë janë konstatuar edhe shenja dhune.

Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, është shpallur në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”, por vijon të jetë në arrati.

Familjarët kërkojnë arrestimin e tij dhe vendosjen përpara drejtësisë, ndërsa motra e Xhuanës i drejton një mesazh të fortë publik:

“Kudo që të fshihesh, një ditë do të dalësh dhe do të paguash për atë që i bëre motrës sonë. Ajo meritonte të jetonte dhe të ishte e lumtur.”

Published inNews