Skip to content

E rëndë në Itali! 2-vjeçarja shqiptare përplaset aksidentalisht për vdekje nga babai i saj në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë e mitur vetëm 2-vjeçe humbi jetën pasi u përplas aksidentalisht nga makina që drejtohej nga babai i saj në oborrin e banesës.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte në Bollengo, pranë Ivreas, në provincën e Torinos. Sipas mediave italiane, vogëlushja Elodie Kullafi ka dalë papritur në oborr, ndërsa babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, po lëvizte automjetin mbrapsht për ta dërguar në çerdhePërplasja rezultoi fatale për të miturën, ndërsa prindërit e transportuan me urgjencë drejt spitalit të Ivreas. Megjithatë, 2-vjeçarja mbërriti pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për më shumë se një orë, nuk mundi të mbijetonte.Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike, që ka tronditur komunitetin shqiptar dhe banorët e zonës ku familja jetonte prej vitesh.

Sipas raportimeve, familja shqiptare ishte e njohur dhe e integruar në komunitetin lokal. Kryebashkiaku i Bollengos, Luigi Ricca, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke e cilësuar ngjarjen si “një dhimbje të madhe për të gjithë komunitetin”.

Published inNews