Skip to content

ZARF I ZI ne Ferma VIP? Sapo ndodhi ofendimi, del video e plote

Një tjetër debat shumë i ashpër ka shpërthyer para pak minutash në Ferma VIP mes Blerina dhe DJ Bujaka.

Dy banorët, të cilët prej ditësh kanë pasur tensione dhe përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin, janë përfshirë sërish në një debat me tone të larta.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve ishte një ofendim i rëndë i përdorur nga Blerina ndaj Bujakës gjatë përplasjes.

Në pamjet që po qarkullojnë online, ajo dëgjohet duke i drejtuar atij një sharje banale, moment që ka shkaktuar reagime dhe zemërim në rrjetet sociale.

Shumë ndjekës kanë kritikuar gjuhën e përdorur gjatë debatit, ndërsa të tjerë po kërkojnë reagim nga produksioni për tensionet e vazhdueshme mes banorëve.

Published inShowbiz