Shtyhet seanca e padisë për shpifje midis Sali Berishës dhe Taulant Ballës.
Shkak u bë mungesa e Ballës, i cili kishte paraqitur në gjykatë një kërkesë për shtytje, pasi e kishte të pamundur të vinte për shkak të angazhimeve në grupin parlamentar.Berisha kishte paraqitur me prokurë të posaçme avokatin mbrojtës, Genc Gjokutaj.
Gjykatësi Besmir Stroka caktoi datën 22 maj ora 10:00 për seancën e radhës.
Kreu i PD u padit nga Balla pas publikimeve të bëra nga ana e tij në rrjetet sociale, ku akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës.
