Skip to content

Zhdukja e Eglant Koçit/ Mand Dhelpra ka prerë tërësisht flokët, ka hequr mjekrën dhe …

Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të jetë i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Bazuar në provat e mbledhura, Policia e Tiranës, pak ditë pas zhdukjes së të riut, deklaroi se Koçi dyshohet se është eliminuar fizikisht nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Armand Shakaj, vijon të jetë në kërkim, ndërsa për arrestimin e tij është angazhuar jo vetëm Policia e Tiranës, por edhe struktura të tjera policore. Kërkimet janë shtrirë në të gjithë vendin, ku po zhvillohet një punë intensive hetimore me metoda speciale, me qëllim vënien në pranga të 41-vjeçarit.

READ MORE  E bënë për spital në derë të shtepisë! E pabesueshme kush e paska dhunuar gazetarin që “adhuron” Edi Ramën

Arrestimi i tij do t’i hapte rrugë edhe gjetjes së trupit të Eglant Koçit, i cili dyshohet se është fshehur nga Shakaj në periferi të Tiranës. Edhe pse policia ka kryer kontrolle të shumta në fshatra, qytete, terrene malore dhe zona të pyllëzuara, trupi i 34-vjeçarit ende nuk është gjetur.

Sipas burimeve policore, Armand Shakaj vijon të fshihet brenda territorit të vendit dhe ka ndryshuar pothuajse tërësisht pamjen e tij për të shmangur identifikimin. Burimet bëjnë me dije se ai ka prerë flokët, ka hequr mjekrën dhe përdor forma të ndryshme maskimi gjatë lëvizjeve për të mos u pikasur nga policia.

READ MORE  Aksident i rëndë në Kosovë/ Raportohet një i vdekur dhe katër të plagosur

Po ashtu, hetuesit dyshojnë gjithashtu se ai mban kontakte me persona të afërt, të cilët mund ta ndihmojnë të fshihet. Ai ka ndryshuar jo vetëm numrin e telefonit, por edhe aparatin celular, me qëllim që të mos lokalizohet nga policia përmes IMEI-t të pajisjes.

41-vjeçari dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave dhe zotëronte karta SIM me numra të huaj, të cilat dyshohet se mund t’i përdorë për të shmangur gjurmimin nga policia.

Published inNews