Skip to content

Ambasadori i Bashkimit Europian jep LAJMIN E MADH për Shqiptarët: Së shpejti…

Ambasadori i Bashkimit Evropian Gonzatonë Shqipëri, Silvio Gonzato ka përfunduar mandatin e tij trevjeçar në vendin tonë dhe është larguar nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Gonzato ka ndarë kujtimet e tij nga tre vitet e shërbimit diplomatik në Shqipëri, duke theksuar se ka udhëtuar në të gjithë vendin dhe ka takuar njerëz që i ka cilësuar si të zgjuar, ambiciozë dhe punëtorë.

LEXO MË SHUMË!  Ngjarje tronditëse ne mes të qytetit/ Gjendet një valixhe e braktisur, brenda saj ka… mbetje njerëzore

“Kam parë vështirësitë dhe sfidat, por kam parë gjithashtu energjinë dhe vendosmërinë që më bëjnë të besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, shkruan ai.

Gonzato shprehet se gjatë mandatit, së bashku me kolegët e tij, kanë punuar për të mbështetur aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të forta dhe të pavarura, mbrojtjen e të drejtave të personave më të cenueshëm dhe respektimin e diversitetit.

LEXO MË SHUMË!  TRAGJIKE/ 17-vjeçari shqiptar i merr jetën kushëririt! Dyshohet se e shtyu drejt k*imit nëna e tij

Duke iu referuar largimit të tij nga vendi, ambasadori ka lënë edhe një mesazh simbolik për të ardhmen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Do të kthehem. Dhe një ditë, nuk do të ketë më nevojë të tregoj pasaportën për të ardhur në Shqipëri”, shkruan Gonzato në mesazhin e tij të lamtumirës.

Ai e mbyll postimin me fjalët: “Deri atëherë – mirupafshim, Shqipëri.”

Published inNews