Skip to content

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima u përfshinë në sherr, 20-vjeçarit i gjendet thika në …

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Johan Zuko.

Viktima dhe autori i dyshuar janë përfshirë në një konflikt pak para ngjarjes. Gazetarja Dhorjela Çule, raporton se Zuko dyshohet se ka pasur me vete edhe një thikë.

LEXO MË SHUMË!  Video-lajm/ Mbajti peng për disa orë ish-partneren, dalin pamjet kur Nertil Buzi e merr në krah dhe e lë të lirë në një anë të rrugës!

Thika është gjetur në dorën e viktimës pas ngjarjes dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në arrati. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes./Top Channel

LEXO MË SHUMË!  Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me reagimin për protestën GJIGANDE
Published inNews