Skip to content

Vrasja e Eglant Koçit/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për …

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar dyshimet e hetuesve se vrasja e shokut të tij Eglant Koçit ka ndodhur për motive financiare të lidhura me këtë aktivitet.

Burime bëjnë me dije se pajisjet elektronike janë zbërthyer në Laboratorin Kriminalistik, ku mësohet se në to janë gjetur prova që pritet të kenë peshë në ecurinë e hetimeve.

LEXO KËTË LAJM  “Rama ik”- Sot protesta më e madhe e qytetarëve: Jep dorëheqjen! O sot, o kurrë! Shqipëria nuk shitet

Bazuar në këto gjetje, grupi hetimor do të vlerësojë edhe ndryshimin e akuzës nga “vrasje me dashje” që është duke u hetuar aktualisht, në një tjetër vepër më të rëndë penale.

Armand Shakaj akuzohet se vrau shokun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas hodhi trupin e pajetë në një humnerë në rrethinat e Elbasanit.

LEXO KËTË LAJM  TRAGJIKE/ Mamaja lë dy fëmijët e mitur në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë

Trupi i pa jetë i të riut u gjet pas rreth dy javës në proces dekompozimi, ndërsa ekspertiza zbuloi se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë.

Ndërkohë, Armand Shakaj vijon të jetë në arrati, ku është duke u negociuar me familjarë të tij për t’u vetëdorëzuar.

Published inNews