Skip to content

TRAGJIKE/ Mamaja lë dy fëmijët e mitur në makinë dhe shkon të bëjë pazar, i gjen të pajetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë.

Sipas mediave të huaja, të miturit u gjetën mesditën e sotme brenda makinës së familjes së tyre në Carpentras. Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por dyshohet se temperaturat e larta mund të kenë luajtur rol vendimtar në tragjedi.

Fëmijët ishin në makinë pasi nëna e tyre ishte kthyer nga pazari.

READ MORE  ‘Më tradhtonte me shokun ’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi : U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët ....

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për t’i ringjallur, të dy humbën jetën. Hetimet paraprake sugjerojnë se ata mund të kenë hyrë në automjet pa dijeninë e nënës së tyre 33-vjeçare.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Franca po përjeton një nga valët më të forta të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë.

Autoritetet kanë vendosur 49 departamente në nivelin më të lartë të alarmit për temperaturat ekstreme, ndërsa mbi 90% e popullsisë pritet të preket nga kushtet e motit.

READ MORE  U MOBLIZUA BOTA! 'Spiegel' nxjerr pamjet e revoltës masive ndaj kryeministrit: Çfarë po ndodh në Tiranë që po alarmon mediat ndërkombëtare?
Published inNews