Skip to content

Biri i një prej mjeshtrave shqiptarë/ E trishtë! Ndahet nga jeta artisti i njohur…

Piktori, studiuesi dhe një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor shqiptar, Kujtim Buza është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të enjte, duke lënë në trishtim familjen, miqtë, të njohurit dhe gjithë dashamirësit e artit të tij.

Kujtim Buza i përkiste një familjeje që është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e artit tonë. Ai vinte nga një familje me tradita të forta patriotike nga Gjakova dhe ishte i biri i piktorit të madh Abdurrahim Buza, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare.

LEXO KËTË LAJM  Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me reagimin për protestën GJIGANDE

I rritur në një familje ku arti ishte pjesë e jetës së përditshme, Kujtim Buza e njohu pikturën që në fëmijëri. U rrit me të, e deshi, e studioi dhe më pas ia kushtoi gjithë jetën.

“Nga studioja ku dikur pikturonte pranë të atit, te krijimtaria e tij shumëvjeçare, drejtimi i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe angazhimi në jetën kulturore të vendit, Kujtim Buza i kushtoi artit një jetë të tërë. Veprat e tij, të pranishme edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, janë pjesë e një trashëgimie që pasuron kujtesën tonë kulturore“, shkruan ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, teksa konfirmon lajmin e trishtë.

LEXO KËTË LAJM  Një tërmet i fortë godet Napolin, raportohen dëme të mëdha, banorët dalin të alarmuar në rrugë!
Kujtim Buza, piktor, studiues dhe një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor shqiptar
Published inNews