Skip to content

“Unfollow” sërish njëri-tjetrit, çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos?

Vetëm pak kohë pasi ish banorët e “BBV”, Mateo dhe Brikena publikuan një fotografi së bashku nga ambientet e “Top Arena”, dyshja tanimë ka bërë një kthesë të menjëhershme.

Fotoja e përbashkët është fshirë nga rrjetet sociale dhe për më tepër, Brikena dhe Mateo nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ky veprim ka nxitur menjëherë aludime se mes tyre ka pasur sërish një krisje.

LEXO MË SHUMË!  Flirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (Video)

Nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre shoqërohet me lëvizje të tilla në rrjetet sociale. Ndjekësit janë mësuar tashmë me afrimet dhe largimet e shpeshta, të cilat çdo herë ndezin diskutime dhe spekulime.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është një ndarje përfundimtare apo vetëm një tjetër episod i marrëdhënies së tyre, që duket se vazhdon të kalojë nga një ekstrem në tjetrin. Deri atëherë, fansat po presin lëvizjen e radhës nga dy protagonistët.

LEXO MË SHUMË!  E papritur/ Nuk është më 200 mijë euro, zbulohet shifra e çmimit të madh
Published inShowbiz