Skip to content

U dënua me pushkatim se donte të vriste Ramiz Alinë, historia e pazakontë e ish-gjyqtari Skënder Haluci që u nda nga jeta

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej së bashku me familjen.

Lajmi është bërë i ditur ndërsa gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka sjellë në vëmendje një prej episodeve më të veçanta dhe të dhimbshme të jetës së Halucit, që lidhet me ish-presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia.

Sipas rrëfimit të Çelës, në vitin 1983, Haluci u arrestua në Tropojë nën akuzën se kishte planifikuar vrasjen e Ramiz Alisë. Pas gjyqit, ai u dënua fillimisht me pushkatim, por më vonë dënimi iu fal dhe u zëvendësua me 25 vite burgim.

LEXO MË SHUMË!  “Preken të gjithë qytetet e vendit!”/ Rama tregon “planin” që sjell ndryshimin

Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Burrelit, Haluci përjetoi edhe humbjen e babait të tij. Pas daljes nga burgu, ai u rikthye në jetën shoqërore dhe më vonë u bë gjyqtar.

Në vitin 1997, kur Ramiz Alia u përball me drejtësinë, shorti përfshiu edhe Skënder Halucin në trupin gjykues që do të shqyrtonte çështjen e ish-presidentit.

Sipas Mitro Çelës, Haluci vendosi të tërhiqej nga trupi gjykues për shkak të historisë personale që kishte me Alinë.

LEXO MË SHUMË!  Avokati i njohur kapet duke tradhtuar gruan me kolegen në park (VIDEO)

Episodi i rrëfyer nga Mitro Çela:

Viti 1983.

Në Tropojë u arrestua Skënder Haluci. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.

Gjyq. Vendimi?

Pushkatim.

Dy ditë me skafandër në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…

Erdhi “fermani”: Falje.

Dënim: 25 vjet burg!

Skënderit, në burgun e Burrelit, i kishte vdekur edhe babai: 46 vjeç.

Skënder Haluci doli nga burgu.

U bë gjyqtar.

Viti 1997. Ish-presidenti Alia në gjyq.

U hodhën goglat. Në trupin gjykues edhe Skënderi.

…Dha dorëheqje.

“Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!”, tha Skënderi.

Published inNews