Skip to content

Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, amaneti i fundit

Një tjetër humbje e madhe ka ardhur për artin dhe kulturën shqiptare. Osman Buzo, aktor, regjisor dhe një prej emrave të njohur të jetës artistike të Gjirokastrës, është ndarë nga jeta këtë të premte, duke lënë pas një rrugëtim të gjatë kushtuar skenës, kulturës dhe ruajtjes së kujtesës qytetare.

Për më shumë se 40 vjet, Osman Buzo ishte pjesë e Teatrit të Kukullave në Gjirokastër, ku jo vetëm interpretoi dhe vuri në skenë vepra, por edhe drejtoi këtë institucion, duke dhënë një kontribut të vyer në jetën artistike të qytetit dhe në edukimin kulturor të brezave të fëmijëve.

LEXO MË SHUMË!  Jo më policë në rrugë, Skender Hita jep lajmin e bujshëm, ja çfarë do të ndodhë

Buzo nuk ishte vetëm njeri i skenës. Ai ishte edhe një kronikan i pasionuar, publicist dhe një njohës i thellë i historisë e traditave të trevës së tij. Një pjesë të rëndësishme të punës së tij ia kushtoi Libohovës, vendlindjes që e mbajti gjithmonë pranë zemrës dhe për të cilën shkroi, foli e punoi me përkushtim ndër vite.

Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, ai solli në vëmendje njerëz, ngjarje, histori e tradita të Libohovës dhe Gjirokastrës, duke lënë një dëshmi të çmuar për një pasuri që nuk duhet të humbasë në harresë. Ishte nga ata njerëz që nuk u mjaftuan vetëm me atë që morën nga vendi ku lindën, por u përpoqën t’i kthenin atij diçka përmes punës, dijes dhe dashurisë për vendlindjen.

LEXO MË SHUMË!  Deklaratat e Koçekut ndaj grupit të Bajrave, kryepolici Hita bën reagimin e fortë

Libohova do ta përcjellë për në banesën e fundit një nga bijtë e saj, njeriun që për dekada me radhë i kushtoi kohë dhe pasion historisë, kulturës dhe vlerave të saj. Dhe një nga amanetet e tij të fundit ka qenë që të prehet pikërisht në vendlindjen e tij.

Published inNewsShowbiz