Skip to content

Tr*nditet Edi Rama, policia arreston në Elbasan ish-zyrtarin e shumëkërkuar

Ergys Agasi është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia që prej dhjetorit 2025 në lidhje me hetimet për tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Agasi është vënë në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte një prej personave të kërkuar në kuadër të hetimeve për procedurat e prokurimeve publike të AKSHI-t.

LEXO MË SHUMË!  Aksident tragjik në vend, humb jetën një person në mënyrë të dhimbshme

Sipas të dhënave të bëra publike, Ergys Agasi ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025, ndërsa për muaj me radhë kishte qenë i pakapshëm nga autoritetet.

Arrestimi i tij në Elbasan i jep një zhvillim të ri çështjes që lidhet me tenderat e AKSHI-t.

LEXO MË SHUMË!  Tjetër krim i rëndë në Tiranë, një burrë po lufton me vdekjen pasi u sulmua me levë në kokë

Pas ndalimit, Agasi pritet të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore dhe të dalë përpara organeve të drejtësisë.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rolin e personave të përfshirë dhe rrethanat e procedurave të prokurimit që janë bërë objekt i hetimit

Published inNews