Skip to content

Ngjarje e rëndë/G*ditet me sqepar në mëngjes nga bashkëshorti

Njjë ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Sipas të dhënave paraprake, një çift është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten 61-vjeçare me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

LEXO MË SHUMË!  Pamje të rënda: Makina godet turmën në Meksikë pas fitores ndaj Çekisë (Video)

Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

LEXO MË SHUMË!  Rrufeja godet një park argëtimi, disa të plagosur, një grua në gjendje të rëndë
Published inNews