Skip to content

TRAGJEDI e madhe/ Dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën në një vaskë hidromasazhi nga dy fëmijët e tyre, 14 dhe 16 vjeç.Çifti jetonte në lagjen luksoze Cap Blanc, në Valencia.

Sipas raportimeve, pasi zbuluan trupat e pajetë të prindërve, dy adoleshentët iu drejtuan pronarit të banesës për ndihmë. Ky i fundit njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.

LEXO MË SHUMË!  Tragjike! Tre djem të rinj mbyten në Det

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një aksidenti, por edhe atë të një ngjarjeje kriminale, raporton Daily Mail.

Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë edhe mostra nga uji i vaskës së hidromasazhit, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.

LEXO MË SHUMË!  E rëndë! Gjendet e pajetë e gruaja në plazhin e Durrësit, ja çfarë dyshohet

Ndërkohë, dy fëmijët e çiftit po marrin ndihmë psikologjike pas ngjarjes së rëndë. Një i afërm i tyre, xhaxhai, pritet të udhëtojë drejt Spanjës për t’u kujdesur për dy adoleshentët dhe për të marrë përsipër kujdestarinë e tyre.

Published inNews