Skip to content

Aksident tragjik në Tiranë! Makina përplas për vdekje të miturën 1 vjeçe e gjysmë

Një aksident tragjik është regjistruar në zonën e Farkës në Tiranës.

Një shofer 24-vjeçar dyshohet se gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë.

Fatkeqësisht e mitura, e moshës 1 vjeçe e gjysmë ka humbur jetën. Policia njofton se shoferi është arrestuar.

LEXO MË SHUMË!  Pasi braktisi PS, Marjana Koçeku sapo i bëri Edi Ramës atë të cilën ai as në ëndrra nuk e mendonte

“U arrestua shtetasi A. T., 24 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë, e cila, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia./vizionplus.tv

LEXO MË SHUMË!  “Profecia” e frikshme e vitit 2021, një postim në Twitter parashikoi finalen e Botërorit 2026! A do të dalë edhe rezultati 3-2?
Published inNews