Skip to content

“Do të copëtoheni…”/ Kush e “ngriti në këmbë” Policinë? Zbardhet mesazhi terrorist…

Një email kërcënues i mbërritur në disa institucione në vend ka alarmuar autoritetet e sigurisë. Mesazhi, i cili pretendohet se është dërguar në emër të “Shtetit Islamik”, përmban kërcënim për vendosjen e një bombe në ambientet e institucioneve.

“Përshëndetje. Kjo është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pafat do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim”, thuhet në mesazhin kërcënues.

LEXO MË SHUMË!  Do i merrnin paratë, gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri teksa flinte

Mesazhi ka shkaktuar reagimin e strukturave të sigurisë, ndërsa Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të antiterrorit kanë nisur verifikimet dhe kontrollet në ambientet ku është marrë emaili.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për disa institucione, kryesisht në sektorin shëndetësor dhe në shërbime të ndryshme. Kontrollet po kryhen me qen antieksplozivë dhe pajisje të tjera të specializuara.

LEXO MË SHUMË!  Nga “ishulli i thesarit” në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pekorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe, doja ...

Nga kontrollet e kryera deri tani nuk është konstatuar prani e lëndëve apo mjeteve shpërthyese dhe dyshohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë. Verifikimet po vijojnë edhe në ambientet e SPAK-ut, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur burimin e emailit dhe për të identifikuar autorët e kërcënimit.

Published inNews