Skip to content

Tragjedi/ Autobusi me 30 turistë polakë përplaset me makinën dhe përmbyset, një i vdekur dhe 12 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 12 të tjerëve ka ndodhur në autostradën që lidh Ikonin (Konya) me Antalian, një prej nyjeve kryesore turistike të Turqisë.

Në aksident është përfshirë një autobus që po transportonte dhjetëra turistë polakë, i cili pas një përplasjeje të fortë me një autoveturë është përmbysur në mes të rrugës.

LEXO KËTË LAJM  Tragjedi në SHBA, 3 fëmijë humbin jetën nga zjarri në banesë/ Familja është shqiptare, 4 persona të tjerë në gjendje kritike

Sipas të dhënave të para, goditja ka qenë mjaft e fuqishme sa që të dyja mjetet kanë përfunduar të kthyera përmbys në asfalt, duke krijuar momente tmerri për pasagjerët.

Menjëherë pas sinjalizimit të aksidentit, në vendngjarje kanë rrethuar zonën forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencave mjekësore për të dhënë ndihmën e parë.

LEXO KËTË LAJM  “Edhe 48 orë...”, Çfarë po paralajmërohet për datën 6 korrik? Thuhet se toka do ...
Published inNews