Skip to content

Akuzohen për mashtrim me tatimet dhe kontrabandë të derivateve të naftës, arrestohen 9 persona

Autoritetet në Kosovës thanë se kanë arrestuar nëntë të dyshuar gjatë një operacioni që shënjestroi një “grup të strukturuar kriminal”.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Prokuroria Speciale, Polica, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, “duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”.

LEXO KËTË LAJM  Në rast se nuk largohet deri në Shtator

Të arrestuarit, të identifikuar me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., dyshohen për pesë vepra penale: Shpëlarje e parave, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin si dhe shmangie nga tatimi.

LEXO KËTË LAJM  Vaksina ndaj Covid mbron edhe zemrën, studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Gjatë operacionit, që u zhvillua gjatë së mërkurës, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Në operacion u sekuestruan pesë autobote për transport të derivateve, dokumente të ndryshme, para, armë e fishekë, vetura si dhe pajisje elektronike, thanë autoritetet, duke mos dhënë detaje të tjera për këtë rast./ REL

Published inNews