Skip to content

Tjetër aksident i rëndë në vend, raportohet për 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Veriq të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se rreth orës 17:50 policia është njoftuar për aksidentin, në të cilin janë përfshirë dy automjete.

LEXO MË SHUMË!  ''Stuhi të fuqishme''/Vera nuk do largohet shpejt! Meteorologia: Temperaturat e larta zgjasin deri në ...

“Sot rreth orës 17:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Veriq-Istog. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

LEXO MË SHUMË!  15-vjeçari humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Osum, miqtë e Fatjonit reagojnë të prekur: La gjurmë që nuk do të fshihen kurrë nga jetët tona

Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Published inNews