Skip to content

Sonda kryen shpime 70 metra nën tokë/ Çfarë u zbulua në Vlorë …

Shpimet e kryera nga një sondë e një firme private për një studim gjeologjik të tokës në zonën e Akërnisë, pranë hidrovori në Vlorë, kanë zbuluar prani të gazit natyror.

Duke shpuar tokën 70 metra është konstatuar gazi i cili ka dalë nga nëntoka dhe menjëherë është vebdosur një tabelë paralajmëruese për banorët e zonës, duke rrethuar perimetrin e sigurisë.

LEXO MË SHUMË!  Stuhi e fuqishme në vend, përmbytet një pjesë e shëtitores (Video)

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar nëse bëhet fjalë për praninë e gazit natyror, për një fenomen të përkohshëm nëntokësor apo për rezultate të lidhura me studime të tjera teknike në zonë.

LEXO MË SHUMË!  Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Kjo zonë ndodhet jo më larg se 1 km nga aeroporti i Vlorës, që synohet të hapet së shpejti.

Published inNews