Skip to content

Elbasan/ Akuzohet për marrëdhënie sek’suale me të mitur, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Sipas burimeve jo zyrtare , 59-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.

LEXO MË SHUMË!  Si në një film aventurash! Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes, më pas komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë.Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO MË SHUMË!  E FORTE! Një nga figurat e LARTA të PS-së, ‘godet’ Ramën, kërkon dorëheqjen

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Published inNews