Skip to content

Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e ditës së sotme në Patisia të Athinës.

Konkretisht, në orën 18.30 të pasdites së sotme, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë.

LEXO MË SHUMË!  Skandali i kalendarit të famshëm në Romë, “prifti s*ksi” pranon: Nuk kam qenë kurrë klerik

Autori i krimit u largua më pas në një BMW gri që po e priste jashtë, në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.

Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta” në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia. Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht.

LEXO MË SHUMË!  Ishte me diabet, dje para se t`i hipte skafit injektoi insulinën dhe…/ DETAJE nga aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit

Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me incidentin, ndërsa një person tjetër është në kërkim.

Published inNews