Skip to content

Qeveria Rama marrëveshje të bujshme me një tjetër shtet, ja çfarë u vendos

Shqipëria dhe Vietnami kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për mbërritjen në Shqipëri të punëtorëve nga ky shtet aziatik.

“Nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit me Republikën e Vietnamit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mobilitetit të fuqisë punëtore”, njoftoi Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

LEXO MË SHUMË!  E papritur, ish-kandidati për deputet i socialistëve i bashkohet fuqishem protestes

“Marrëveshja krijon mundësi për punësimin e punonjësve vietnamezë në Shqipëri, duke mbështetur nevojat e ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore dhe duke mundësuar migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, nën kujdesin dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore të të dy vendeve.

LEXO MË SHUMË!  Dy fëmijë gjenden të pajete në shtëpi

Njëkohësisht, ajo hap rrugën për bashkëpunim më të ngushtë në fushën ekonomike dhe në zhvillimin e aftësive, duke forcuar partneritetin mes dy vendeve”.

Published inNews