Skip to content

E papritur, ish-kandidati për deputet i socialistëve i bashkohet fuqishem protestes

I ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” ka kaluar kufiijtë e Shqipërisë, e diaspora shqiptare ka organizuar protesta edhe në qytete të Europës dhe Shetet e Bashkuara.

Ndërkohë në protestën e mabjtur në Nurenberg të Gjermanisë, mes organizatorëve e pjesëmarrësve të protestës ka qenë edhe Paulin Luli, ish-kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe ish-drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit.

Lajmi është bërë i ditur prej vetë atij në rrejtin social “Facebook”, ku ka shkruar: “Direkt nga Nürnbergu, qyteti historik ku u zhvilluan gjyqet që dënuan diktaturën naziste. Në shenjë solidariteti me Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, ngremë zërin për drejtësi, liri dhe dinjitet

LEXO MË SHUMË!  Lajm i trishte per artin

Diktaturat kanë gjithmonë një fund. Jemi kundër korrupsionit, kundër kapjes së shtetit dhe kundër çdo forme abuzimi që po rëndon jetën e qytetarëve. Shqipëria meriton drejtësi, zhvillim dhe institucione që punojnë për njerëzit.

Për Shqipërinë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një vend ku të rinjtë të mos detyrohen të largohen, por të ndërtojnë jetën dhe ëndrrat e tyre në atdhe.

LEXO MË SHUMË!  Lajm i trishtë, ndërron jetë mësuesi i dashur

Sot ngremë zërin për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të fortë. Sepse e ardhmja nuk ndërtohet me frikë e korrupsion, por me shpresë, punë dhe demokraci”
https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/yA/r/LCqvjOAxZBm.webp

Published inNews