Skip to content

“Pse ma zure vendin, do ulem unë aty”, burrat grushtojnë dhe shkelmojnë njëri-tjetrin brenda urbanit (Video)

Një debat që dyshohet se ka nisur për një vend ulëse është shndërruar në një përplasje të dhunshme mes dy pasagjerëve në autobusin e linjës Durrës-Plepa, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin në mjet në ato momente.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon momentin kur dy burrat të cilët fillimisht shkëmbyen fjalë të ashpra me njëri-tjetrin, janë përleshur më pas fizikisht.

LEXO MË SHUMË!  “Ujë me kripë çdo 1 orë”, këshillat e mjekes për të përballuar temperaturat e larta (Video)

Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamjet, gjithçka ka nisur pas një debati se kush do të zinte i pari një vend për t’u ulur, shkak i cili ka qenë dhe “shkëndija” e debatit.

Ajo që në fillim ishte një përplasje verbale, brenda pak sekondash ka degraduar në dhunë fizike. Siç shihet edhe në video, njëri prej pasagjerëve godet tjetrin me shqelma, ndërsa qytetarët e tjerë të pranishëm janë përpjekur që të neutralizojnë situatën.

LEXO MË SHUMË!  Vjen dorëheqja e papritur në Shqipëri! Reagimi i parë i deputetës së PS

Megjithatë, përpjekjet për t’i qetësuar nuk kanë dhënë rezultat, pasi sipas dëshmitarëve pas kanë zbritur nga autobusi, ata kanë vijuar sherrin edhe jashtë.

Published inNews