Skip to content

“Ujë me kripë çdo 1 orë”, këshillat e mjekes për të përballuar temperaturat e larta (Video)

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, ka dhënë disa këshilla për të përballuar temperaturat e larta të këtyre ditëve.

“Ne këshillojmë që çdo 1 orë të pihet një gotë ujë me kripë që muskujt të mos vuajnë nga dobësia. Sepse kur janë temperaturat e larta ndjejmë një lodhje trupore, dhimbje koke, marrje mendsh… pikërisht sepse trupit i mungojnë kripërat”, tha Dollenberg në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”.

READ MORE  Burri i martuar në Korcë merr per dashnore gruan e divοrcuar, ajo i bën gjëmën e madhe

“Prandaj duhet parandaluar kjo lodhje në kohë, duke pirë ujë me kripëra, dhe jo kur të jetë shumë vonë”, shtoi mjekja.

Sipas saj, në verë duhen konsumuar vetëm frutat e perimet e stinës, ndërsa gjërat që i prodhon dora e njeriut, “janë ndër helmet më të dëmshme, sidomos në këto temperatura”.

Published inNews