Skip to content

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Gjykata e Apelit merr vendimin e fortë për aktorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e 25 majit.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës së fshatit Mengël, ku një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë, gjeti vdekjen pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo.

LEXO MË SHUMË!  “Momenti më i mirë i Shqipërisë!”/ Rama tregon PRAPASKENËN, ja çfarë pritet…

Vendimi është dhënë pak ditë më parë, ku Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, duke lënë Bozon në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në momentin e aksidentit, vogëlushi ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

LEXO MË SHUMË!  Zhdukja e Eglant Koçit, flet vëllai i tij: Nuk dua ta besoj se Armand Shakaj e ka vrarë, ai i thërriste mamasë sime, o …
Published inNews