Skip to content

“Nuk është çudi të ndodhë kjo gjë”/ Deputeti bën paralajmërimin: Qeveria e Ramës rrëzohet …

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri deklaroi se protesta kundër qeverisë po ushtron presion edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Ai tha se “shumë deputetë në PS heshtin sepse e kuptojnë që nuk mund t’i dalin dot përballë protestës”.

I pyetur nëse këta deputetë mund t’i dalin kundër kryeministrit Edi Rama, ai u përgjigj: “Ne urojmë që po.” Kapri nuk përjashtoi mundësinë që brenda Partisë Socialiste të ketë zhvillime politike kundër kryeministrit, megjithëse e cilësoi këtë si një çështje që mbetet për t’u parë.

“Po shikojmë figura lokale që i kanë shërbyer që sot janë larguar dhe kanë paralajmëruar se do dalin në protestë. Pra ky është një pushtet që po bie nga brenda, për shkak të nivelit të korrupsionit dhe krimit që është brenda tij”, tha Kapri.

LEXO MË SHUMË!  Revoltë masive/ Diaspora flet kundër Ramës, shqiptarët protestë në Gjenevë

Erald Kapri: Shumë deputetë me thinja në PS heshtin sot, heshtin sepse e kuptojnë që nuk mund ti dalin dot përballë kësaj proteste

Pyetje: Mund ti dalin Ramës?

Erald Kapri: Ne urojmë që po.

Pyetje: Ka gjasa që të vetët e Ramës nesër të bëhen bashkë kundër tij?

Erald Kapri: Kjo është më shumë se një spekulim politik, ne urojmë që të ndodhë. Por duke parë si po lëviz edhe nga pikëpamja e pushtetit lokal nuk është çudi që të ndodhë. Po shikojmë figura lokale që i kanë shërbyer që sot janë larguar dhe kanë paralajmëruar se do dalin në protestë. Pra ky është një pushtet që po bie nga brenda, për shkak të nivelit të korrupsionit dhe krimit që është brenda tij. Më së pari sinjalet vijnë nga brenda. Protesta e ka tundur nga themelet sistemin politik në Shqipëri. Koha se kur do shkojmë drejt largimit pa kushte të Edi Ramës kjo është cështje interpretimi, por edhe ne do presim që kjo të ndodhë sa më shpejt,. Vjeshta politike do jetë e nxehtë sa gushti që po kalojmë.

LEXO MË SHUMË!  Stuhi ekstreme në Ballkan/ Alarm maksimal, Kosova në nivel rreziku 3, Shqipëria në nivel ...
Published inNews