Skip to content

Ndodh për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në garë për …

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi kryesor i Airport Honour Awards, organizuar ngaInternational Airport Review.

TIA është një nga gjashtë aeroportet finaliste të këtij viti, përkrah aeroporteve të Nju Jorkut, Mynihut, Vjenës, Pittsburghut dhe Buenos Airesit.

International Airport Review është një platformë profesionalendërkombëtare, e dedikuar industrisë së aeroporteve dheaviacionit. Përmes Airport Honour Awards, ajo vlerëson arritjetdhe zhvillimet në sektorin aeroportual, ndërsa finalistëtpërzgjidhen përmes një procesi vlerësimi nga ekspertë dhedrejtues të industrisë së aviacionit.

Çmimi “Aeroporti i Vitit” vlerëson performancën e përgjithshmetë aeroporteve në fusha kyçe si efikasiteti operacional, eksperienca e pasagjerëve, inovacioni dhe qëndrueshmëria.

Përzgjedhja e TIA-s mes finalistëve vjen pas një periudhetransformimi dhe rritjeje të konsiderueshme, falë investimeve tëndërmarra nga Grupi Kastrati në pesë vitet e fundit. Nga 3.3 milionë pasagjerë në vitin 2019, aeroporti kapërceu shifrënrekord prej 10.7 milionë pasagjerësh në vitin 2024, për të vijuarme 11.6 milionë në vitin 2025, ndërsa për vitin 2026 parashikohet që aeroporti t’u shërbejë rreth 13.3 milionëpasagjerëve.

LEXO MË SHUMË!  Zbarkon Policia K*iminale në Durrës! Ar*estohen dy persona të rr*zikshëm të shpallur në kë*kim ndërkombëtar

Kjo rritje është shoqëruar me investime të vazhdueshme nëinfrastrukturë dhe kapacitete, përfshirë edhe investimet e realizuara gjatë vitit 2026. Terminali i pasagjerëve ështëtrefishuar në madhësi, janë shtuar kapacitetet e reja të check-in-it dhe portat e reja të imbarkimit, ndërsa pista është zgjatur në3,000 metra. Kapaciteti i pozicioneve të parkimit të avionëveështë rritur nga 7 në 31 pozicione.

TIA ka investuar gjithashtu në teknologji dhe në përmirësimin e eksperiencës së pasagjerëve, përmes sistemeve biometrike tënjohjes së fytyrës në kontrollin kufitar, teknologjive tëavancuara të kontrollit të sigurisë, linjave të kalimit të shpejtëdhe atyre të dedikuara familjeve, si dhe përmirësimit tëqarkullimit dhe hapësirave në terminal.

LEXO MË SHUMË!  SHKULLAKU: GJENDJA E RËNDUAR E EDI RAMËS DHE SJELLJA E ÇAKËRDISUR TREGOJNË SE PO E PRET DICKA QË AI KURRË NUK DO E

Në fushën e qëndrueshmërisë, TIA ka arritur Nivelin 3 – Optimization të Airport Carbon Accreditation dhe ka investuarmbi 5 milionë euro në iniciativa të qëndrueshmërisë. Projektet e energjisë së rinovueshme gjenerojnë rreth 5,700 MWh në vit dhekanë kontribuar në reduktimin e 4,443 tonëve CO₂.

Sot, aeroporti lidhet drejtpërdrejt me rreth 120 destinacionepërmes 60 kompanive ajrore partnere, duke forcuar rolin e tij nëzhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare.

Përzgjedhja në finalen e “Aeroportit të Vitit 2026” përfaqësonnjë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për AeroportinNdërkombëtar të Tiranës, duke e vendosur atë përkrahaeroporteve elitare dhe duke shënuar një tjetër moment tërëndësishëm për imazhin e Shqipërisë në industrinë globale tëaviacionit.

Published inNews